Partia Socialiste e Shkodrës ka zhvilluar mbledhjen e dytë të saj me praninë e të deleguarit nga qendra Ditmir Bushati. Të pranishëm ishin edhe dy deputetët Namik Kopliku dhe Paulin Sterkaj ndërsa mungoi Mimoza Hafizi. Pas mbledhjes i deleguari Ditmir Bushati mohoi se mund të ketë lëvizje drejtorësh të PS në Shkodër sepse sipas tij ka ikur koha e PD.
Deputeti Namik Kopliku thotë se deputetët janë ata të cilëve u bie përgjegjësia dhe këtë përgjegjësi duhet ta mbajnë ndërsa mohon se është diskutuar për zgjedhjen e kryetarit të PS.Një lloj dueli është i qartë mes Luan Hetës dhe kryetarit aktual Andi Halluni. Ky i fundit përgënjeshtron deputetin Kopliku se nuk është diskutuar çështja e kreut të ri të PS.Pëpara kryetarëve të organizatave një mbledhje të veçantë zhvilluan drejtorët e PS me deputetin Sterkaj dhe të deleguarin Bushati. Pas mbledhjes nuk komentuan.Mbledhja e PS është zhvilluar në mjediset e hotel Colosseu por ndryshe nga hera e parë kësaj radhe u morën masat e duhura për ta hermetizuar tërësisht takimin duke mos lënë mundësi depërtimi.