Kjo perle e natyres qe i eshte ofruar Shkodres eshte padyshim shembulli me i mire sesi dora e njeriut degradon cdo dite mjedisin e perbashket .

Shto ketu dhe faktin qe miliona euro financime jane ofruar per zhvillimin e kesaj zone , e megjitahte parate eshte njesoj sikur te jene humbur ne ujrat e ketij liqeni pasi asnje efekt nuk eshte ndjere ne zhvillimin e tij, vetem sa pamja e tij ka degraduar dita dites, para syve tane.

Kjo me se shumti per shkak te neglizhences institucionale dhe nje menaxhimi jo te efektshem te nje prej zonave me atraktive turistike te qytetit te Shkodres.

Ndonese projekti i zhvillimit te zones u lancua kete vit , zbatimi i tij me siguri do kerkoje edhe disa vite, e ndersa koha kalon, liqeni shkodres vijon te ngushtohet cdo dite nga bimesia dhe ndotet nga ujrat e zeza te cilat jo rralle here dalin ne siperfaqe.

Artikulli paraprakTURIST NË SHKODËR VETËM PËR DISA ORE…
Artikulli tjetërEMËROHET DREJTORJA E ZYRËS ARSIMORE NË M.MADHE