Kryeministri Edi Rama e ka quajtur një ditë të paharrueshme atë që ndodhi dje në Luksemburg, ku Shqipëria çeli grupin e parë të kapitujve në procesin e integrimit në BE

Kreu i qeverisë ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale një foto nga ky moment, ndërsa ka shkruar se më në fund vendi ynë u ul plot dinjitet në tryezën e bisedimeve për anëtarësim me Europën e Bashkuar.

Rama hodhi gjithashtu sytë edhe nga e ardhmja, duke u shprehur se ka bindjen që në 2030, flamuri i Ismail Qemalit dhe Skënderbeut do të ngrihet në Bruksel.

Postimi i plotë:

Mirëmëngjes dhe me krenarinë e një dite të paharrueshme, ku Shqipëria u ul plot dinjitet në tryezën e bisedimeve për anëtarësim me Europën e Bashkuar, me të gjithë forcën e të vërtetave të arritjeve të mundimshme të këtyre viteve, të cilat morën të gjithë vlerësimin e merituar më në fund, si edhe me bindjen më të fortë se kurrë se Shqipëria 2030 do të ngrejë flamurin e Skënderbeut e të Ismail Qemalit në oborrin e Familjes së Europës së Bashkuar në Bruksel, ju uroj të gjithëve një ditë të re të gëzuar

Artikulli paraprakHOROSKOPI PËR DITËN E SOTME, 16 TETOR 2024
Artikulli tjetërMOT I QËNDRUESHËM DHE TEMPERATURA DERI NË 27 GRADË CELSIUS! PARASHIKIMI PËR KËTË TË MËRKURË