Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka reaguar në lidhje me letrën që Presidenti Ilir Meta i ka drejtuar homologut amerikan, Donald Trump, pas votës kundër të Shqipërisë në OKB.

Bushati  e cilëson si të nxituar dhe të pavend letrën e Presidentit Ilir Meta. “Nuk kam asnjë lloj dëshire që të komentoj veprimet e pamendurara, të nxituara që mund të marrin aktorë të ndryshëm, përfshirë këtu edhe Presidentin e Republikës. Faktet flasin qartë, trillimet janë një çështje tjetër, çdokush është i lirë të shkruajë, të përdorë pozicionin shtetëror, por mund të them që Shqipëria është një Republikë Parlamentare. Ekskluzivitetin në formulimin e politikës së jashtme e ka qeveria”, tha Bushati.

Artikulli paraprakEDON HASANI SQARON PERFUNDIMISHT SITUATEN ME VLLAZNINE
Artikulli tjetërSHPËRTHIM NË NJË SUPERMARKET 10 PERSONA TË PLAGOSUR