Një deputete britanike është dënuar me 10 javë burg pasi kishte kërcënuar shoqen e partnerit të saj për disa kohë, duke e paralajmëruar se do i hidhte acid.

Ndaj Claudia Webb, gjykata vendosi edhe 200 orë shërbim në komunitet.

Deputetja 56-vjeçare u shpall fajtore pas sulmeve verbale të vazhdueshme ndaj shoqes së partnerit të saj. Ajo i kishte thënë asaj se do t’i hidhte acid në fytyrë ose do t’i postonte fotot e saj nudo.

Deputetja, anëtare e Partisë Laburiste, u përjashtua nga partia e saj dhe tani ka mandat si e pavarur.

Ajo mund të humbasë vendin e saj nëse 1 % e votuesve në zonën e saj elektorale mbështesin një peticion në internet në favor të dorëheqjes së saj. Webb ka paralajmëruar se do të apelojë vendimin e gjykatës.