Ardian Dodani nuk do të jetë një prej kandidaturave për të drejtuar partinë socialiste të Shkodrës.

Kohët e fundit përveç emrave të tjera ka qarkulluar edhe emri i Dodanit, drejtorit aktual të ALUIZNIT në Shkodër si një prej më të mundshmëve për të drejtuar socialistët. Megjithatë është vetë Dodani ai i cili hedh poshtë këto aludime duke thënë se nuk do të jetë një prej kandidaturave dhe se do t’i përkushtohet zyrës rajonale të legalizimeve….

DODANI NUK KOMENTON PROCESIN E ZGJEDHJEVE NË PS

I pyetur për procesin që ka nisur në riorganizimin për zgjedhjen e strukturave të reja në partinë socialiste të Shkodrës, drejtuesve të tyre dhe derit tek votimet që do jenë për kryetarin e ri, Dodani nuk preferon të komentojë duke mos dashur ta lidhë me politikën pozicion aktual si drejtor i ALUIZNIT…

Me këtë deklaratë me shumë mundësi dy kandidaturat e vetme që mbeten të paktën deri në këto moment për kryetar të PS në Shkodër janë kreu aktual Andi Halluni që vazhdon të jetë i komanduar dhe ish-kryetari i PS Luan Heta i cili aktualisht është kryetar i grupit të PS në këshillin bashkiak. Pavarësisht se ka ende kohë deri në fund të vitit Halluni dhe Heta mbeten dy prej kandidaturave më të mundshme.

Artikulli paraprakHAXHIA: EVENTET KULTURORE FILLOJNE BASHKE ME VITIN AKADEMIK
Artikulli tjetërEDHE RUSIA KUNDËR ISIS, BASHKOHET MË SHBA