Amerikanët votojnë në atë që njihet si zgjedhjet më të përçara në dekadat e fundit, ku përballen presidenti në detyrë Donald Trump kundër sfiduesit të tij Demokrat Joe Biden.

Qendrat e para të votimit do të hapen në Vermont në 5 të mëngjesit, ndërkohë që deri tani kanë votuar pothuajse 100 milion njerëz në votimet e hershme, në fakt shkalla më e lartë e pjesëmarrjes në histori.

Vendi po i afrohet votimeve në një klimë ankthi. Mëngjesin e djeshëm, jeta rrodhi normalisht në zonën e Shtëpisë së Bardhë me pak turistë përreth, por në këto momente ushtria do të mbyllë të gjithë rezidencën me të njëjtat rrjeta të përdorura në fillim të qershorit, në ditët e protestave kundër dhunës policore.

Në shumë qytete kanë filluar përgatitjet për krizën që mund të ndodhë, në rrugët e qendrave të qyteteve u shkarkuan kamionë të tërë panelesh prej druri, për tu vendosur në vitrinat e dyqaneve, bankave dhe hoteleve.

Deri tani procesi i votimit ka shkuar i qetë, edhe pse akuzat mes dy kandidatëve nuk kanë munguar.

Ndërkohë që në votimet e hershme janë parë linja të gjata njerëzish janë parë kudo, nga Arizona në Pensilvani.

Sidoqoftë, lajmet shqetësuese po shumohen, të dielën një nga karvanët e organizuar nga mbështetësit e Trump bllokoi një autostradë dhe Urën Mario Cuomo në New Jersey. Në Richmond, Virginia u dëgjuan thirrje dhe ofendime mes aktivistëve të lëvizjes së Black Lives Matter dhe mbështetësve të presidentit Trump.

Por a janë këto episode dhune, thjeshtë diçka e izoluar apo paralajmërim i asaj që mund të ndodhi në vijim?!

Dyshime që deri diku ushqehen edhe nga vetë Trump, i cili ka theksuar se pas tij qëndron një ekip i fortë avokatësh për të kundërshtuar rezultatin, nëse rezulton humbës.

Numërimi i fletëve të votimit do të jetë i gjatë dhe procedurat do të ndryshojnë nga shteti në shtet. Për momentin 97.5 milion Amerikanë kanë votuar në votimet e hershme: një prag rekord, i barabartë me dy të tretat e votuesve në 2016.

60.5 milion fletëvotime janë dërguar me anë të postës shenjë kjo që numërimet do të zgjasin shumë, duke rritur tensionin e asaj që mund të ndodhë.

Pensilvania,do të vazhdojë të pranojë votime me anë të postës deri më 6 nëntor. Në Florida, Karolinën e Veriut dhe Arizona, numërimi i hershëm i votave tashmë ka filluar. Nga atje, rezultatet e para gjysmë-përfundimtare mund të arrijnë në natën e vonë. Për të qëndruar në Shtëpinë e Bardhë Trump do të duhet të mbizotërojë në të tre këto shtete dhe e njëjtë situata paraqitet edhe për Biden.

Artikulli paraprakRAMA PËR SULMIN NË VJENË: ZEMËRTHYER! LUTJET TONA SHKOJNË PËR VIKTIMAT DHE FAMILJARËT
Artikulli tjetërRINDËRTIMI/ RAMA: NË MARS TË 2021 ARRIJMË NË 2500 BANESA INDIVIDUALE, TE SHKOLLAT DHE KOPSHTET KEMI KRYER 60% TË PUNIMEVE