Drejtoresha e Human Rights Watch për Europën Lotte Leicht reagon në lidhje me akuzat e kryeministrit Rama për rolin e kryedemokratit Basha në raportin e Dick Marty-t, i miratuar vite më parë në asamblenë e Këshillit të Evropës edhe nga votat e delegacionit shqiptar atje.

Lotte Leicht përmes Twitter-it shkruan se: Përpjekjet e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama për të përdorur gjykatën e Kosovës si një armë kundër opozitës shqiptare janë të turpshme dhe të gabuara – një fyerje për viktimat.”

Në raportin e Marty-t flitej për ‘Shtëpinë e Verdhë’, ku thuhej se bëheshin transplante organesh. Rama deklaroi se Beogradi nuk e donte atë raport, duke akuzuar kryedemokratin Basha se merrte në pyetje shqiptarët për llogari të Dick Marty.

Artikulli paraprakKOMITETI I EKSPERTËVE, JA CILAT JANË MASAT E REJA KUFIZUESE
Artikulli tjetërOSMAN MULA: “SHOKU SILLO”, ROLI PËR TË CILIN E KËRCËNUAN KOÇO DEVOLEN, ARTISTI QË SOLLI NEOREALIZMIN