Drejtori rajonal i arsimit në Shkodër Kadri Ymeri i ka dhënë përgjigje shqetësimit të “Sport Klub Vllaznia” për mosdhënien në përdorim të palestrave të shkollave për ekipet zinxhir për zhvillimin e seancave stërvitore. Drejtori Ymeri thotë se nga DAR nuk ka ndodnjë pengesë për dhënien e palestrave por ajo që po shqyrtohet aktualisht është baza ligjore.

Kreu i DAR tregon se është njohur me shkresën e fundit nga “Sport Klub Vllaznia” për çështjen e palestrave dhe shumë shpejt thotë se do të kthejë edhe një përgjigje zyrtare.Deri tani 3 shkresa ka dërguar “Sport Klub Vllaznia” në drejtorinë rajonale të arsimit për të përdorur gjatë orëve të pasdites palestrat e shkollave të qytetit për zhvillimin e stërvitjeve të ekipeve zinxhir. Është pritur që të ketë edhe një marrëveshje mes vetë Bashkisë Shkodër, “Sport Klub Vllaznia” dhe DAR por nuk është arritur të konkretizohet sepse kërkohet një shqyrtim juridik specifik. Shumësportëshi ka kërkuar që t’i jepen palestrat e shkollave në përdorim duke qenë se vetëm pallati i sportit “Qazim Dervishi” është i pamjaftueshëm për të plotësuar kërkesat e skuadrave për zhvillimin e stërvitjeve. Tashmë duhet pritur se cila do jetë përgjigja zyrtare e DAR në adresë të “Sport Klub Vllaznia”.

Artikulli paraprakVAJUSHI SHKËLQEN NË SERINË B, ZGJIDHET NË FORMACIONIN E JAVËS
Artikulli tjetërSHFRYTËZIMI I KALASË KRAHTUL, BANORËT BLLOKOJNË FIRMËN