Armando Vajushi, futbollisti shkodran, që u transferua në janar te Kievo, por nuk luajti dot asnjë minutë (në ndeshje zyrtare) me këtë klub të Seria A, duket se ka bërë zgjedhjen e duhur me huazimin te Livorno. Edhe pse në Seria B, një “kat” më poshtë, Vajushi po e shijon mjaft mirë këtë aventurë të re, sepse mbi të gjitha i garantohet aktivizimi.

Në ndeshjen e dytë të kampionatit përkatës italian, ish-lojtari i Vllaznisë dhe Liteksit në Bullgari, ka shkëlqyer, duke fituar një penallti dhe asistuar shokët e tjerë të skuadrës. Për pasojë, ka rënë në sy të gazetarëve dhe specialistëve të futbollit italian, të cilët e kanë përfshirë Vajushin në “formacionin më të mirë të javës”.
HYSAJ NUK PO GJEN “RITMIN” E DUHUR TEK NAPOLI
Elseid Hysaj ka luajtur titullar me Napolin, në ndeshjen e fundjavës së shkuar. Ai është rikthyer në Empoli, ku u rrit dhe evidentua si futbollist profesionist, por kësaj here në rolin e kundërshtarit. Barazimi 2-2 e ka lënë të pakënaqur presidentin De Laurentis, që pret më shumë nga skuadra e tij, por edhe përforcimet e verës.  Mediat italiane e marrin në analizë këtë ndeshje, duke u ndalur edhe te mbrojtësi i kombëtares shqiptare, që mungoi në dy kualifikueset e shtatorit për shkak të një tërheqjeje muskulore. Në qoftë se në njërën anë të mbrojtjes, Christian Maggio i ka dhënë garanci të posaçme Napolit në këtë start të sezonit, Elseid Hysaj humb shumë nga potenciali i tij në krahun e majtë. Ky nuk është një rol, ku e sheh atë për herë të parë “të përkushtuar”, çka u mundua ta bënte edhe në Empoli. 

Artikulli paraprakZËDHËNËSI VLLAZNISË: PO ZVARRITEN PUNIMET E STADIUMIT
Artikulli tjetërDREJTORI I DAR PËRGJIGJET PËR PALESTRAT: PO SHOHIM LIGJIN