Kandidatja e Partisë Demokratike në Vau Dejës Klomentina Drini në turin e saj të takimeve u ndal në Shelqet ku u prit me shumë entuziazëm nga të rinj dhe banorë të këtij fshati. Të bashkuar, banorët premtuan mbështetetje për Klomentina Drinin si e vetmja kandidate e Partisë Demokratike.

Klomentina Drini garantoi banorët se nuk do të tërhiqet nga kjo betejë pavarësisht presioneve të shumta dhe se bashkë me qytetarët e Vau Dejësit do ta fitojnë këtë garë.

Shelqeti garantoi mbështetje për partinë Demokratike dhe kandidaten Klomentina Drini në zgjedhjet e 14 majit.

Artikulli paraprakPËRMBYLLEN AKTIVITETET PËR DITËN E LIBRIT
Artikulli tjetërDETAJE TË REJA PËR VRASJEN E NIKULAJ