Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar pas sasisë së drogës së kapur në Itali. Në një reagim në Facebook, Berisha shkruan ndër të tjera se, në ceremoninë e nisjes së drogës ka marrë pjesë vetë ‘Forca e Krimit’ dhe Xhafaj.

“Narkoqeveria Rama, eksportues i pare i krimit ne Europe!

Autoritetet Italiane kapin nje ton droge te fresket te nisur nga Vlora!

Ne ceremonine e nisjes merrte pjese Forca e Krimit dhe vete Xhafa i droges!”-komenton Berisha.

Berisha i referohet aksionit të Policisë shqiptare, Frontex dhe Guardia di Finanzas, ku u finalizuan një operacion ditën e djeshme, ku u kapën në një skaf 1 ton drogë.

Droga vinte nga Shqipëria, ndërsa në pranga ranë 3 skafistë, të cilët ishin maskuar si turistë.

Artikulli paraprakKAPET 1 TON DROGË NGA SHQIPËRIA NË ITALI, TRAFIKANTËT SHQIPTARË TË MASKUAR SI TURISTË NË PORTIN E JAHTEVE LUKSOZE (VIDEO)
Artikulli tjetërI NXEHTI PËRVËLON KANADANË, SHKON NË 54 NUMRI I VIKTIMAVE