Një aksident me motor i ka marrë jetën një të riu në kryeqytet.

Këtë të martë, 31-vjeçari K.XH. ka qenë duke drejtuar një motor te “Pjetër Budi”, ku sipas Policisë, ka dalë nga rruga dhe është rrëzuar nga motori, duke marrë lëndime. I riu është transportuar në spital, por pavarësisht ndihmës së mjekëve, ka ndërruar jetë. Materialet për rastin u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Një aksident tjeter ka ndodhur në Unazën e Madhe në kryeqytet, në hyrje të Selitës, pasdite e sotme. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, një makinë ka përplasur një biçikletë, duke lënë të plagosur drejtuesin e biçikletës. Ai është tranportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë.

Artikulli paraprakTRI MONEDHA TË REJA NË TREG PËR PËRVJETORIN E VDEKJES SË SKËNDERBEUT
Artikulli tjetërGRUPI SHQIPTAR I GRABITJEVE NË ITALI VIDHTE GJITHÇKA