Shiroka eshte nje zone turistike e Shkodres qe ndodhet buze liqenit më te madh ne Ballkan. Ne fundjave Shiroka është e frekuentuar sidomos për qytetare të shumte e turiste që dalin të bëjnë plazh në uejrat e liqenit.

 

Shkodranët janë ata të cilët vazhdojnë t’i qëndrojnë besnik Shirokës.
Por Shirokën po e shijojnë edhe turistet e huaj të cilët shprehin kënaqësinë për të kaluar ditët e tyre nën freskinë e ajrit të pastër dhe qetësisë.

 

Ndërkohë mes nostalgjisë qytetarët shprehin dhe keqardhjen për lënien pasdore nga institucionet përgjegjëse. Ata thonë se nëse në këtë vend do ishte investuar do vinin më shumë pushues.

 

Perveç plazhit, bukuria e liqenit të shkodrës, shfrytezohet dhe për videoklipe.
Të qeshurat dhe zhytjet e fëmijëve në ujë janë ato që I japin gjallëri këtij plazhi të harruar nga institucionet per ta kthyer këtë liqen në nje destinacionin te preferuar per te gjithe.

Artikulli paraprakARRESTOHET VELIPOJAKU I KËRKUAR PËR ”VJEDHJE ME DHUNË”
Artikulli tjetërVROJTUESIT MBROJNË TERRENIN NGA ZJARRET