“Lezha Talent 2019”, ka përmbyllur me sukses rrugëtimin e nisur për zbulimin e talenteve të reja në qytetin e Lezhës. Ne naten finale e cila u mbaj ne Qëndren Kulturorë të Femijevë Lezhë u shpallën fituesit në zhanret , Këngë, Kërcim dhe Aktrim. Juria e përzgjedhur nga emra të njohur e këtij Talent ShoË vendosi si fituese të çmimit të parë në Aktrim Valeria Kola ,

Greisi Gjoni Këngë ndërsa Pamela Ujka dhe Madona Cubi u shpallëm fituesë të çmimin të parë në Kërcim. Regjisorin dhe Producenti i këtij spektakli Olsi Tetaj, tha se ja kemi arritur qëllimit, ndersa gjithçka u përmbyll me sukses në një rrugëtim i cili nisi javë më parë. Tetaj tha se mbeshtetja e instituciove, por edhe bizneseve (sponsurave) per të ka qënë një ndihmese e madhe që të marrë jetë ky aktivitet.

Anëtarja e Jurise në “Lezha Talent 2019”, Suela Bala, thotë së përzgjedhja e fituesve ishte shumë e veshtirë, pasi edhe gara ishte shumë e fortë e po të fortë ishin edhe talentat mes njeri-tjetrit.

Dy nga fitueset në “Lezha Talent 2019” shprehën të emocionura për çmimet që ‘rrembyen’ në finalen “Lezha Talent 2019”, ndërsa nuk e pritshin këtë vlerësim nga Juria

“Lezha Talent 2019” u mbajt për herë të parë në Lezhë ku dhe është mirepritur nga të gjithë, ndaj dhe nxënës nga të gjitha shkollat e Rrethit të Lezhës, garuan ne faza te ndryshme për të mberritur deri tek nata finale. Media partnere e “Lezha Talent 2019”, eshtë STAR PLUS TV, eveniment i cili do te transmetohet I plote ne ditet në vazhdim në këtë ekran.

Artikulli paraprak“S’JANË MBAJTUR PREMTIMET PËR STUDENTËT”
Artikulli tjetërARRESTOHEN DY SHQIPTARË NË ANGLI E BELGJIKË, ISHIN NË KËRKIM NDËRKOMBËTAR