Piktorja shkodrane Afeida Meta ka hapur një ekspozitë vetjake në Galerinë e Arteve në Shkodër pas një pune prej 14 vitesh me radhë. Pikturat e saj thotë autorja synojnë të japin mesazhe sociale për ditët në të cilat po jetojmë.

Drejtori i Galerisë së Arteve në Shkodër Fatmir Juka shprehet se arti i piktores Afeida Meta shkon drejt të vërtetës dhe godet kompromisin e shoqërisë në jetën tonë standarde për shumë çështje.

Afeida Mta më përpara ka marrë pjesë në ekspozitën e përvitshme “Salloni i Vjeshtes” duke sjellë punimet e saj për publikun shkodran.

 

Artikulli paraprakBERISHA NË LISTËN E ZEZË TË BRITANISË SË MADHE, REAGON RAMA
Artikulli tjetërNDREKË GJERGJI BOTON LIBRIN “TRYEZA E SHTRUAR”