Siguria në shkollat 9-vjeçare dhe ato të mesme vijon që të mbetet problematike. Ende kjo çështje nuk është zgjidhur dhe nxënësit në shkolla nuk janë shumë të sigurtë. Ato shkolla që kanë roja pjesa më e madhe paguhen nga vetë nxënësit ose prindërit. Para nisjes së sezonit shkollor një prej rojeve do deklaronte se ka lënë punën se nuk është paguar për dy vitet.

Bëhet fjalë për rojën në shkollën e Grudës.Ndonëse në disa shkolla mund të jenë pa roje, drejtoria rajonale e arsimit thotë se çështjen e rojeve në shkolla duhet që ta zgjidhë bashkia Shkodër por nga ana tjetër inspektorja e DAR Frida Kopliku nuk mohon se përveç sensibilizimit pjesë e DAR është edhe siguria në shkolla.Tashmë duhet pritur se cili do të jetë reagimi i bashkisë Shkodër në lidhje me rojet në shkolla dhe se cila mund të jetë zgjidhja në mënyrë që nxënësit të ndjehen të sigurt dhe të mos jenë ata që paguajnë rojet.