Në famullinë e Shën Shtjefnit në Shkodër është zhvilluar koncerti i përvitshëm i Kshndellave në prag të festës së Krishtlindjes.

Ky aktivitet artistiko-kulturor dhe fetar u organizua në sallën Kardinal “Mikel Koliqi” teksa fëmijët sollën atmosferën e gëzuar.

Famullitari i Shkodrës dom Vlash Palaj u shpreh se jemi të thirrur për të ndjekur rrugën e Jezusit.

Famullitari Palaj dha një mesazh në fund të këtij viti që nuk ishte i lehtë për shqiptarët, i shoqëruar me një kaos politik dhe social gjë e cila vështirëson jetën e qytetarëve duke shpresuar që 2020-ta të jetë një vit ndryshe.

Koncerti i Kshndellave në famullinë “Shën Shtjefni” është kthyer në një traditë të bukur duke shpresuar për një të ardhme më të mirë por edhe duke sjellë një atsmoferë të gëzueshme në vigjilje të festës së Krishtlindjes.

Artikulli paraprakLEKË ÇUKAJ “QYTETAR NDERI” PAS VDEKJES I MALËSISË SË MADHE
Artikulli tjetërFUTBOLL FEMRA, VLLAZNIA – TIRANA AS 11-0