Në qytetin e Shkodres ekziston një traditë e hershme për festimin të festës së Shën Kollit, ose festa e Shën Nikollës.

Gjeli tradicional është ushqimi kryesor që ofrohet përë këtë natë në familjet shkodrane, të cilat kanë rendur këtë të martë për të blerë një gjel për darkën e kësaj feste. Kjo festë ka edhe veçorinë e saj pasi edhe pse është festë e krishtëre katolike festohet nga të gjithë. Çmimi i gjelit sipa tregtarëve në Shkodër varion nga 1000 lekë të reja për zogjtë e vegjël, deri në 2000 lekë për ata më të mëdhenjtë.

Tradita e kërkon që të merret një gjel në shenjë nderimi për Shën Kollin. Kjo është një festë ku familja bashkohet rreth tryezës, e cila është e mbushur plotë dhe kryesorja është gjeli dhe pogaçja. Shën Kolli ka jetuar ne shekullin e III-IV, atij i atribuohen shumë mrekullira dhe është mbrojtësi i udhetarëve, marinarëve, i të burgosurve, i të shtypurve etj. dhe siç duket kjo është edhe arsyeja se pse kjo festë në Shkodër festohet gjërësisht.

Artikulli paraprakDITA NDËRKOMBËTARE E VULLNETARIZMIT
Artikulli tjetër“TË PËRNDJEKURIT, FAMILJARËT PO KEQTRAJTOHEN”