Sipas kryetarit të shoqatës së ish të përndjekurve politikë, Zenel Drangu, kategoria e familjarëve të ish të përndjekurve të komunimzmit po keqtrajtohet.

Fondi prej 6 milionë dollarë është lënë që në fillim të vitit për këstet e para, megjithatë deri më tani kanë përfituar relativisht një numër i vogël personash, vetëm 20% e tyre. Megjithatë, sipas tij, shpresohet që të paktën brenda dhjetorit të shpërndahen dy këstet e para nga tetë gjithsej të kësaj kategorie. Sipas Drangut, siç duket vëmendja është përqëndruar tek kategoria e të gjallëve, me të cilët synohet t’i jepet fund njëherë e mirë brenda këtij muaji.

Pjesë e kategorive që përfitojnë dëmshpërblime janë edhe të interrnuarit, megjithatë edhe pse në këtë periudhë duhet të ishin shpërndarë të paktën dy apo tre këste, asnjë qindarkë nuk është dhënë. Procesi i dhënies të parave për ish të përndjekurit politikë është zvarritur prej vitesh. Vetëm kohët e fundit, vëmendja për dhënien e këtyre parave është marrë më seriozisht.

Artikulli paraprakFESTA E SHËN KOLLIT NË SHKODËR
Artikulli tjetërGIZ PUNËSON EMIGRANTËT E RIATDHESUAR