Fier, policia kap 64 kg kanabis në makinën e një të riu nga Maqedonia. Drejtuesi braktis mjetin

 Policia e Fierit sekuestroi 64 kg kannabis sativa ne automjetin e nje te riu nga Maqedonia, i cili eshte shpallur ne kerkim. Sipas njoftimit te policise, efektivet ishin vene ne ndjekje te mjetit tip Volksvagen me targa te Shkupit pas dyshimeve se ne te kishte lende narkotike. 24 vjecari maqedonas, qe drejtonte mjetin e ka goditur makinen tek trafikndaresja e rruges në rrethrrotullimin e Kolonjës ne Lushnje, kur pa se po ndiqej nga policia dhe është larguar me shpejtësi. Materialet iu referuan prokurorise se Fierit, me akuzen e trafikut te lendeve narkotike

Artikulli paraprakPOLICIA NË LEÇE TË ITALISË SEKUESTRON 800 KG MARIJUANË
Artikulli tjetërDENOHET ME 14 VJET BURG I NDALUARI PER VRASJE