Policia në Leçe të Italisë sekuestron 800 kg marijuanë

Rreth 800 kg marijuane e 250 gram kokaine dhe nje arme automatike jane sekuestruar sot ne kater operacione te ndryshme nga policia italiane ne Leçe. Ne pranga u vune 5 persona, 4 prej te cileve shqiptare. Sipas mediave italiane sasia me e madhe e lendes narkotike eshte kapur ne fshatin e Akajas, ku policia sekuestroi rreth 5 kuintal marijuane. Policia italine ka vene ne pranga dy shqiptare te cilet u kapen ne nje veture me nje kallashnikov si me 70 kg marijuane. Nderkohe qe nje shqiptar tjeter u vu ne pranga pasi gjate kontrollit qe iu be karroatrezit me te cilin punonte iu gjeten 130 kg marijuana. Nderkohe qe shqiptari i katert i arrestuar ishte nje 23 vjecar shqiptar te cilit iu kapen ne makine 1 kuintal marijuane.

Artikulli paraprakARRESTOHEN DY PERSONA,U GJENDEN LENDE PLASESE C4, KAPSOLLA E FITIL ZJARRPERCJELLES
Artikulli tjetërPOLICIA KAP 64 KG KANABIS NË MAKINËN E NJË TË RIU NGA MAQEDONIA DREJTUESI BRAKTIS MJETIN