Financimi i projekteve për bujqësinë qeveria aplikon në KE për 71 mln euro

Qeveria shqiptare ka dorëzuar sot pranë Komisionit Europian aplikimin për përfitimin e grantit prej 71 milionë euro, për mbështetjen e bujqësisë dhe zhvillimit rural, në kuadër të programit IPARD 2014-2020. Autoriteti Menxhues në Ministrinë e Financave dhe autoriteti zbatues në Ministrinë e Bujqësisë, kanë dorëzuar sot pranë Komisionit Evropian, Kërkesën për marrjen e detyrave të Zbatimit të Buxhetit për programin IPARD 2014-2020 me qëllim që fermerët shqiptarë të kenë mundësi më të mëdha për investime në bujqësi. Ky program ka si synim të mbështesë fermerët, sipërmarrjet ekonomike bujqësore, stabilimentet e përpunimit ushqimor, personat fizik ose juridik mikrobizneset dhe sipërmarrjet e vogla private jo-bujqësore të kryejnë investime për prodhimin dhe përpunimin në sektorin e qumështit, të mishit, fruta-perimeve, bimëve të mbrojtura dhe vreshtave. Gjithashtu programi synon të mbështesë investimet në Akuakulturë, turizëm natyror dhe rural dhe prodhim të energjisë së rinovueshme. Në përfundim të këtij programi parashikohet të mbështeten afërsisht 2055 projekte investimi dhe do të krijohen rreth 800 vende pune. Zbatimi i programit parashikohet të fillojë në vitin 2017

Artikulli paraprakFJALIMI I FUNDIT NE OKB,OBAMA:TE NDRYSHOJME KURS
Artikulli tjetërGABIMET NE TEKSTE,MAS:NUK JANE LIBRA SHKOLLORE