Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka mori pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të NATO-s, i cili nisi me ceremoninë e ngritjes së flamurit për anëtarin më të ri të Aleancës, Finlandën.

“Finlanda zyrtarisht pjesë e NATO-s. Ky është një 74-vjetor historik për Aleancën tonë”, u shpreh ministrja Xhaçka në një postim në rrjetet sociale.

“Nga anëtarësimi i Finlandës në NATO përfitojmë të gjithë ne, duke e bërë Finlandën më të sigurtë dhe NATO-n më të fortë”, theksoi Xhaçka.

“Mirëpresim që po ashtu së shpejti edhe Suedia të jetë pjesë e Aleancës”, nënvizoi më tej Xhaçka.

Artikulli paraprakYURI KIM: “JO ‘NON GRATAT’ NË ZGJEDHJE”
Artikulli tjetërPD PA LISTA PËR KËSHILLTARË NË 4 BASHKI, 16 KANDIDATË TË NJOHUR PËR KRYEBASHKIAK ENDE TË PAKONFIRMUAR!