Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me pensionistët tha se ata që nuk paguajnë sigurimet shoqërore i vjedhin këta të fundit.
Rama: Pse pensionet janë pjesa më e vështirë për çdo shtet, merrni shtetit më të zhvilluar merrni, zgjidhni dhe do të shikoni që janë pjesa më e vështirë. Do të shpjegojmë vërtetësisht, nga ana tjetër do të përpiqemi të ndajmë edhe se pse kjo çështje nuk është e buxhetit të shtetit si arka e qeverisë, kjo është një çështje e përbashkët e qeverisë, e të gjithaq atyre që në republikën e Shqipërisë fitojnë para.
Sepse çdokush që fiton para me një pagë sado të vogël, më një biznes të madh brenda atij fitimi ka detyrimin ligjor të japë atë që i takson pensionistëve përmes skemës, ne t’i rrisim kapacitetin për të pasur në vijim një rritje të arsyeshme të pensioneve, ne duhet patjetër të rrisim kontributet dhe të imponojmë këtë rritje për ata që më vjen keq ata them… që fitojnë për vete dhe vjedhin pensionistët, duke mos paguar sigurimet shoqërore.