Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein përforcon dhe një herë mesazhin që dha në Shqipëri gjatë vizitës së tij të pak ditëve më parë:

Nuk ka kushte shtesë! “Ky ishte mesazhi që përcolla në Shqipëri si raporter i Parlamentit Europian” shkruan Fleckenstein në një postim në facebook ku pasqyron vizitën e tij në Shqipëri më 19 shtator 2017. Ai shkruan se ky ishte mesazhi që ka përcjellë edhe gjatë diskutimeve me presidentin e Republikës, kryetarin e Parlamentit, krerët e grupeve parlamentare dhe ministrit të Drejtësisë dhe ministrit të brendshëm si dhe me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian në Tiranë.

“Nëse vendi do të vazhdojë me reformat negociatat mund të hapen në gjysmën e parë të vitit 2018. Shqiptarët shpresojnë dhe e meritojnë atë. Çelja e negociatave nis me një proces shumë-vjeçar të afrimit. Koha e negociatave varet nga implementimi i shumë reformave por njerëzit do të shikojnë: Ne në BE duam të bëjmë progres. Është një rrugë e vështirë, por BE do të ndihmojë!

Artikulli paraprakMALI KOLAJ, PËRKUJTOHEN TË PUSHKATUARIT GJATË PERIUDHËS KOMUNISTE
Artikulli tjetërVLLAZNIA U-19 NISET DREJTË MOLDAVISË