Erërat e forta që goditën Britaninë e Madhe jo vetëm që shkatërruan zonat e banuara, por shkaktuan edhe dy vdekje njerëzish.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një personi 58 vjeçar i cili po voziste një Mercedes i kishte rënë pema duke e lënë pa shenja jete, ndërsa një burrë 77 vjeçar ra përmbys dhe e goditi kokën për akulli.

Siç bëhet e ditur tutje, 58 vjeçari i cili po udhëtonte nga Winchester për në shtëpinë e tij në Micheldever, nga stuhia e fuqishme i kishte rënë pema mbi veturën e tij – e krejt kjo kishte ndodhur rreth orës katër të mëngjesit.

Shërbimet e urgjencës u grumbulluan në vendin e ngjarjes në Clydebank, West Dumbartonshire në Skoci rreth orës 11 të mëngjesit të sotëm, pasi pensionisti ra në kushte të akullta, mirëpo nuk arritën ta shpëtonin.

Pamjet tronditëse të postuara sot tregojnë një tjetër pemë që kishte rënë në dy makina të parkuara në një rrugë në perëndim të Londrës.

Gjithashtu, fotografitë nga kjo pasdite kapën një ekip shpëtimi të cilët u thirrën për të shpëtuar pasagjerët të bllokuar brenda një BMW dhe një Subaru pasi automjetet e tyre u zhytën plotësisht nga uji i përmbytjes në West Mersea, Essex në Angli.

foto galeri
Sipas raportimeve, erërat e forta kanë rrëzuar pemë, çati, prishjen e hekurudhave, bllokimin e linjave dhe rrëzimin e kabllove të energjisë elektrike, ndërsa më shumë se 20,000 shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike brenda natës.

Meteorologu Alex Burkill ka thënë se nuk do të jetë kjo stuhi e fundit sepse nuk do të ketë periudhë më të qetë të motit.Kaosi i motit gjithashtu ka rezultuar me një godite të rrufesë në një shtëpi në Helleur Close në Angli, duke shkaktuar dëme në dy prona.

foto galeri

Zjarrfikësit nxituan në incident, ku banorët thanë se kishin dëgjuar ‘një zhurmë të fuqishme’ para se elektriciteti të shpërthejë në të gjithë rrugën. Prizat elektrike shpërthyen dhe interneti zbriti në të gjithë zonën.

foto galeri

Shërbimet e urgjencës thanë që askush nuk ishte lënduar seriozisht, por një banor tha se kishte dëgjuar një zhurmë të shpërthimit, raporton Cornwall Live.

foto galeri