“Big Brother VIP” ka kaluar çdo kufij duke mbërthyer pas ekranit të gjithë shqiptarët. Kudo në rrjetet sociale kryefjalë janë banorët dhe çdo gjë që lidhet me spektaklin që ndiqet me vëmendje nga të gjithë.

Së fundmi në “lupë” ka rënë Arbër Hajdari, i cili është bërë meme. Gjatë spektaklit të së martës, ai ka qenë duke komunikuar me Donaldin dhe i ka thënë:

”I dashur Donald, trego respekt në komunikim sepse nuk është normale që të bësh këtë lloj komunikimi. Unë kam mendimin tënd, ti ke mendimin tënd”.

Ky moment nuk u ka shpëtuar shumë personave të cilët e kanë shpërndarë në mediat sociale dhe e kanë komentuar me nota humori.

Epo, siç thotë një shprehje e urtë shqiptare: “Njerëz jemi, gafa bëjmë”.

Artikulli paraprakARRESTOHET SHKODRANI I SHPALLUR NE KERKIM, JA KUSH ESHTE…
Artikulli tjetërHUMB JETËN 66-VJEÇARI, GJENDET I PAJETË NË RRUGË