Prindërit e yllit të serialit “The Walking Dead”, Alicia Witt, janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre në Massachusetts.

Siç raporton Associated Press, aktorja nuk kishte kontaktuar me prindërit për disa ditë, ashtu që u kishte kërkuar disa të afërmve që t’u shkonin për vizitë.

“Për fat të keq, rezultati ishte i paimagjinueshëm. Po kërkoj pakëz privatësi për momentin për të vajtuar dhe për të mësuar të përballem me këtë ndodhi dhe humbje të pabesueshme”, ka deklaruar Witt për People.

Sipas Worcester Telegram dhe Gazette, policia ka thënë se kishte marrë njoftim se prindërit e Alicias kanë pasur problem me ngrohjen dhe se kanë përdorur një nxehëse për ta ngrohur shtëpinë e tyre të vjetruar, por edhe se nuk ka pasur shenja të dhunës e as prezencë të monoksidit të karbonit.

Ndërsa hetuesit i kanë thënë Boston 25 se besojnë që hipotermia e shkaktuar nga ekspozimi i gjatë ndaj të ftohtit mund të ketë luajtur rol në vdekjen e Robert Witt (87 vjeçar) dhe Diane Witt (75 vjeçare).

Artikulli paraprakVAKSINA TURKE ‘TURKOVAC’ MERR MIRATIMIN PËR PËRDORIM URGJENT
Artikulli tjetër30 VJEÇARI PERSON ME PRECEDENTE PENALE, PAK MUAJ MË PARË U ARRESTUA NGA RENEA PËR…