Turistët në ishullin kroat, Hvar do të përballen me gjoba të rënda nëse do kryejnë veprime të pahijshme për vendin.

Kryebashkiaku i ‘Hvar’ ka vënë në zbatim një ligj të ri që i dënon me 500 euro ata që zhvishen kur dalin në qytet. Gjoba më e lartë i përket atyre që konsumojnë ushqim apo flejnë në zonë publike, të cilët do duhet të paguajnë 700 euro.

Rikardo Novak ka dhënë këtë urdhër pasi turistët sillnin shumë rrëmujë dhe papastërti në qendër të ishullit. “Kurseni paratë dhe kënaquni në Hvar”, shkruhet në tabelën ku përcaktohen gjobat për veprimet e pahijshme.

Artikulli paraprakGREQIA DHE SERBIA NËNSHKRUAJNË KATËR MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI
Artikulli tjetërNEGOCIATAT ME BE-NË, MCALLISTER: SHQIPËRIA MUND T’I NISË NË 2018-ën