Kandidati për rektor të universitetit të Shkodrës Luigj Gurakuqi, Tonin Gjuraj gjatë takimit të fundit të zhvilluar sot, ka deklaruar se në këtë process është shkelur parimi i barazisë. Gjuraj tha se ka paraqitur 3 kërkesa të cilat sipas tijë janë refuzuar në mënyrë të padrejtë nga komisioni institucional zgjedhor Kiz.

Ndërkohë Gjuraj ka paraqitur një tjetër ankesë , ku sipas tij konstatohen parregullsi sa i përket personelit që është bërë pjesë e listës së fakultetit të drejtësisë.

Tonin Gjuraj kandidati për rektor në universitetin e Shkodrës, ka prezantuar projetkin e tij i cili mbështetet në 5 pika, për transformimin e universitetit. Zgjedhjet për rektor të universitetit të Shkodrës do të zhvillohen me 21 qershor, ku do të kandidojnë rektorja Rajmonda Këçira, professor Tonin Gjuraj si dhe pedagogia Nertila Ljarja.

Artikulli paraprakMALËSI E MADHE, DHUNOI PRINDËRIT, ARRESTOHET 26-VJEÇARI
Artikulli tjetërRRITET NUMRI I VROJTUESVE TË PLAZHEVE NË LEZHË