Gjykata e Shkodres ka dhene masen e arrestit per 5 inspektoret e Autoritetit kombetar te ushqimit , te cilet akuzohen per shperdorim detyre dhe 3 punonjesit e fabrikes ne te cilen prodhoheshin pije ne menyre ilegale.

 

Gjykata e shkodres ka lene ne burg inspektoret Hilmi Erkoci , Abdyl Bajraktari dhe Elvis Rraboshta. Ndersa ka dhene nje mase me te lehte si ajo arrest shtepie per dy inspektoret e tjere , adnan Gradeci dhe Edmond Fortuzi. . Seanca u zhvillua me dyer te mbyllura duke mos u lejuar as media e as familjaret te ishin te pranishem ne salle. Ato u gjykuan nga gjykatesja Ermira Dedja, ndersa avokat mbrojtes ishin Bujar Hoti, Artan Reçi, Ilir Golemi. Gjykimi ka zgjatur disa ore me rradhe duke mbajtur ne ankth familjaret e inspektoreve te aku-se, ne pritje te vendimit per masen e arrestit. Po ashtu jane gjykuar dhe 3 punonjesit qe punonin ne firmen “Briland”. Fatjon Bushati dhe Sami Haxhija moren masen arrest me burg, ndersa Syrri Çaku arrest Shtepie. Ne daten 22 shtator tetë persona u ndaluan dhe një tjetër u shpall në kërkim nga policia e Shkodrës, pasi falsifikonin pije alkoolike dhe produkte te tjera ushqimore në mënyrë të kundraligjshme. Policia bëri me dije se pesë nga të ndaluarit ishin inspektorë të Autoritetit Kombëtar te Ushqimit. Ata u akuzuan se kkishin lejuar prodhimin ilegal te pijeve. Në kërkim është shpallur Xhevat Kasemi, 53 vjeç pronari i fabrikës ku falsifikoheshin produktet. Ky i fundit, sipas policisë rezulton, i proceduar dhe i dënuar edhe më parë për të njëjtën vepër penale.

Artikulli paraprakVLLAZNIA MUND FARKA VOLEJ 3-1
Artikulli tjetërVIDHNIN ATM-TË E BANKAVE,ARRESTOHET BULLGARI, NË KËRKIM TJETRI