Grupi Parlamentar i PD i ka bërë kërkesë Kuvendit për mbledhjen e Këshillit për mandatin e deputetes Olta Xhaçkës.

Në dokumentin drejtuar Kuvrendit, kërkojnë thirrjen e mbledhjes ditën e nesërme  (14 shtator) në orën 13:00 me rend dite: “Vijimin e shqyrtimit të mocionit të 1/10 së deputetëve të grupit parlamentar të PD për ndjekjen e procesdurës parlamentare për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetes Olta Xhaçka.”

Edhe më parë grupi i Partisë Demokratike ka bërë kërkesë për heqjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka, pasi akuzohet se ka konflikt interesi përmes bashkëshortit të saj si investitor strategjik.

Kujtojmë se vetë ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka reaguar pas akuzave të opozitës duke thënë se bashkëshorti i saj nuk ka përfituar asnjë qindarkë nga shteti, por vetëm siguri juridike.

Në përditësim…

Artikulli paraprakBALLA: SPAK DUHET TË JAPË PËRGJIGJE PSE NUK HETOHET BERISHA KUR SHBA E AKUZON PËR KORRUPSION
Artikulli tjetërTONIGHT – 13.09.2022