Ashtu siç ka ndodhur në Romë, është shënuar edhe ne Shkodër, ne kuadër te vitit jubilar te mëshirës edhe katedralja e Shkodrës ka hapur portën e mëshirës për besimtaret e te gjithë dioqezes. Arqipeshkvi i dioqezës Shkodër – Pult, Mons.

Angelo Massafra, i shoqëruar nga besimtare te shumte ka kryer edhe ritualin fetar, për këtë ngjarje qe eshte shume e rëndësishme për mbare besimtaret.Por çfarë është Porta e Shenjtë? Cila është domethënia e saj? Jezusi ka thënë: “Unë jam dera” (Gjn 10,7) për të treguar se askush nuk mund të shkojë te Ati përveçse nëpërmjet tij. Jezusi është vetmja rrugë që çon në shëlbim. Si rrjedhojë, kalimi nëpërmjet Portës së shenjtë kujton kalimin që çdo i krishterë është i thirrur tëbëjë nga mëkati në hir nëpërmjet Krishtit, që i thërret të gjithë për të marrë pjesë në frytet e shëlbimit të Zotit dhe të mëshirës së tij.  Papa Françesku ka kujtuar: «Nëpërmjet Portës së Shenjtë do të lejojmë të na përqafojë mëshira e Hyjit dhe do të angazhohemi qe te jemi të mëshirshëm me të tjerët ashtu sikurse Ati është me ne». Kështu kremtohet Jubileu, duke kryer shtegtimin drejt Kishës Katedrale, ose drejt Shenjtërores së Zojës së Këshillit të Mirë, ose drejt njërës prej Bazilikave më të Mëdha që gjenden në Romë dhe duke kaluar nëpër Portën e Shenjtë.

Artikulli paraprakBASHKIA VAU DEJËS: ASKUSH NUK DO TË PREKË PRONËN PUBLIKE
Artikulli tjetërKANALI PRESTIGJOZ NORVEGJEZ, 6 DOKUMENTARE PËR SHQIPERINË