Një grua ka humbur jetën në Berat, pasi është helmuar me fotoksinë. Policia njofton se: Rreth orës 15:10 Salla Operative është njoftuar nga Spitali Rajonal Berat se në urgjencë ka mbërritur një shtetase në gjendje të rëndë.

Menjëherë ka shkuar grupi hetimor dhe eksperti mjeko-ligjor ku ka rezultuar se: Shtetësja E.Ç, 32 vjeçe, banuese në fshatin Lapardha, dyshohet se ka tentuar të vetëvritet duke konsumuar fotoksinë. Shtetasja E.Ç, ka humbur jetën si pasojë e konsumit të fotoksinës. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shënja dhune apo dëmtime të tjera nga ndonje faktor tjetër.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Dyshohet se 32-vjeçarja vuante nga depresioni.

Artikulli paraprakTENTON TE VETEVRITET, GJENDET I VARUR NË LITAR
Artikulli tjetërARRESTOHET NJË SHTETAS I SHPALLUR NË KËRKIM NDËRKOMBËTAR