Anxhela Noçka, studentja e vitit të katërt të Arkitekturës humbi betejën me leuçeminë akute. 22- vjeçarja është ndarë nga jeta në Spitalin e Budapestit dhe lajmin e hidhur e kanë bërë të ditur miqtë e saj në rrjetin social Facebook. Noçka u prek nga sëmundja e rëndë në Janar të vitit 2017 dhe menjëherë pas lajmit të kësaj sëmundje miqtë e saj morën nisma të shumta për të ndihmuar në kurimin e Anxhit, por ajo nuk mundi dot të shpëtonte.

Mesazhi në Facebook

“Ishim miq prej shumë kohësh, lamtumirë. Për të gjithë ne që besuam në betejën e saj!! Anxhi Noçka ndërroi jete sonte në spitalin që kurohej, në Budapest! Lufta e saj ishte e gjatë dhe shumë e mundimshme. Ajo luftoi e besoi fort deri në fund, nuk u dorëzua asnjë çast deri në momentet e fundit! Te gjithë besuam,mbështetem dhe u lutem për Anxhin, por ndoshta e keqja qe kishte zaptuar trupin e saj,nuk donte te dëgjonte lutjet tona! Ajo luftoi duke besuar të pabesueshmen! Jam e bindur që Anxhi nga atje lart, ka falënderuar secilin nga ju që e mbështet e që besuat te Ajo!!

 Ajo do dëshironte pa fund të mos zhgënjente asnjërin prej jush, do dëshironte pafund të kthehej mes jush e t’ju përqafonte fort të gjithëve JU,NE…por mesa duket Zoti e deshi fort! Nuk e la mes nesh, fizikisht, ndonëse shpirtërisht ajo do të jetë përjetësisht mes gjithë atyre që njohën shpirtin e saj të bukur !! Anxh sma mbajte premtimin, por unë do të të fal,sepse jam e bindur qe Zoti do te kujdeset për ty!!

Lamtumire Anxh!

Lamtumire bukuri!

Shpirti yt i bukur u prehtë në paqe! Do të ruaj për jete në zemrën time!

Artikulli paraprakSHKUPI GODITET NGA DISA TËRMETE
Artikulli tjetërNË PRAG TË NDESHJES ME SKËNDËRBEUN, GJOKA: DUAM TË ARRIJMË TEK FITORJA, PRESIDENTJA NA KA QËNDRUAR PRANË