Një person në paraburgim, duket se ky fakt nuk e ka penguar aspak të ndërmarrë një akt që mund ta rëndojë ligjërisht. Ai ka shfrytëzuar lejen për një telefonatë nga burgu i Durrësit, për të folur me gruan, dhe e ka kërcënuar me vdekje.

Bëhet fjalë për shtetasin e identifikuar nga Policia me iniciale L.D, 53 vjeç. Sipas informacioneve policore, ai ka kërcënuar me vdekje bashkëshorten L.H, 37 vjeçe, nga Tirana. Denoncimin e rastit në fjalë e ka bërë vetë gruaja, e cila është ndier e frikësuar pas kërcënimeve serioze të të shoqit. “Dje, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin L.D, vjeç 53, banues në fshatin Xhafzotaj, Durrës, me masë sigurie ‘Arrest në burg’ në IEVP Durrës, pasi dyshohet se nëpërmjet telefonit, ka kanosur për vrasje bashkëshorten L.H vjeç 37, banuese në Tiranë.

Ka qenë vetë gruaja e cila ka denoncuar ngjarjen në polici, në frikë për jetën e saj, pas kërcënimeve të të shoqit”, thuhet në njoftim.

Artikulli paraprakGRABITET BANKA E NIVELIT TË DYTË,AUTORËT ME MASKA E ARMË
Artikulli tjetërAKSIDENTI I RËNDË, GRUAJA NË LUFTË ME VDEKJEN