Temperaturat e larta kanë rikthyer sërish fluksin në urgjencat e spitalit të pediatrisë në Shkoder. Sipas mjekëve, këto ditë të nxehta gushti numri i vizitave në spital shkon në 100 persona në ditë. Mosha më e prekur e fëmijëve është katër vjeç, ndërkohë që simptomat janë nga më të ndryshmet. “Shenjat më të shpeshta kur fëmijët çrregullohen gjatë kësaj stine janë bark, të vjella ose temperaturë e lartë.

Kjo mund të ndodhë edhe nga temperaturat e ambientit, kur një fëmijë qëndron shumë i ekspozuar në diell ose shkaqe të tjera, infeksione virale ose natyra të tjera”, deklarojne mjeket e spitalit te shkodres. Në këtë situatë, e cila përsëritet çdo vit sa herë që temperaturat janë të larta, mjekët japin edhe këshillat e nevojshme, për t’u paraprirë komplikacioneve që shfaqen në shëndetin e fëmijëve: Të mos ekspozohen shumë ndaj temperatura të larta, të konsumojnë sa më shumë lëngje dhe ushqim të kontrolluar. brenda kushteve higjieno-sanitare.

Artikulli paraprakEDHE PËR NJË VIT, ASNJË LEJE NDËRTIMI NË VEND
Artikulli tjetërÇERTIFIKOHEN ZGJEDHJET, LUZI: U ARRITËN STANDARTET