Indonezia është tronditur nga një tërmet me magnitudë 7.6 të shkallës rihter. Mësohet se thellësia e tërmetit ishte 15 km në detin Flores, 100 km larg zonave të banuara.

Ajo çka shkaktuar panik tek njerëzit është një tsunami i mundshëm. Autoritetet i kanë kërkuar qytetarëve që të marrin masa.

Deri më tani nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale, ndërsa qytetarët janë në panik.