Në qytetin e Shkodrës ka mbërritur një delegacion i Departamenti të Shteteve të Bashkuara të Amerikës i cili zhvilloi vizita në komunitet fetare të qytetit. Vizita e parë u zhvillua në katedralen “Shën Shtjefni”, ku delegatët u pritën nga arqipeshkëvi Angelo Massafra i cili kujtoi disa nga ngjarjet më të rëndësishme të ndodhura në mjediset e kësaj kishe ndër vite.

Gjatë vizitës në kishën ortodokse “Lindja e Krishtit” delegacioni i departamentit të Shteteve të Bashkuara u prit nga famullitari At Nikolla Petani i cili për të treguar edhe një herë bashkëjetesën fetare në Shkodër rrëfeu ngjarjet e ndodhura në vitin 1998 kur kishës ortodokse iu vendos tritoli nga keqbërës por kjo nuk solli përçarje por përkundrazi përforcoi lidhjen mes komuniteteve fetare.

Xhamia e madhe “Ebu Beker” ishte ndalesa e radhës ku delegacioni u prit nga myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari. Myftiu tha se delegatët kanë mundësi të njihen nga afër me bashkëjetesën fetare në qytetin e Shkodrës.

Duke shoqëruar grupin e delegatëve ishte edhe imami Fejzi Zaganjori i cili tregon se Shkodra është qyteti që vazhdon të mbetet simbol i bashkëjetesës fetare në Shqipëri dhe më gjërë.

NdËrkohË, tre komunitete fetare nË ShkodËr ashtu si gjithmonË demostruan forcËn e bashkËjetesËs fetare.

Artikulli paraprakVAU DEJËS, MANASTIRLIU: ILAÇET NË SHQIPËRI TË SIGURTA
Artikulli tjetërKARDINAL ERNEST TROSHANI PAS 56 VITESH VIZITON QELINË