Vllaznia në titullin kampion të para 15 viteve kishte shumë heronj. Një prej tyre i cili ishte ndër më të dashurit për mijëra tifozë që mbushnin stadiumin në atë kohë është malazezi Hasim Gjokoviç.

Sot pas 15 viteve, Gjokoviç jo vetëm se ruan kujtimet më të bukura të jetës së tij por edhe kujton me nostalgji atë titull kampion në sezonin 2000-2001. Gjokoviç duke kujtuar trofeun e para 15 viteve ndjen keqardhje që Vllaznia nuk e fitoi më titullin kampion ashtu siç kërkon që ky klub i madh i futbollit shqiptar të ngrihet në piedestal, aty ku ka vendin. Hasim Gjokoviç është një prej mesfushorëve që ka mbetur në mendjet e tifozëve për grintën e tij dhe lojërat e bukura. Prej 10 vitesh është drejtor i klubit të Deçiçit në Tuz dhe punon me talentet e reja duke qenë i suksesshëm. Hasim Gjokoviç ka shkruar emrin në historinë e futbollit shqiptar sepse është i pari nga lojtarët e huaj i renditur ndër sportistët e shekullit në atë kohë.

Artikulli paraprakNARAÇI: NË PEDIATRI SITUATA E QETË, FLUKS NORMAL VIZITASH
Artikulli tjetërPËRKUJTOHET AKSIDENTI TRAGJIK I GJEGJANIT NË PUKË