Ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë pjesë ditën e sotme në një takim elektoral me kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Shkodrës, Bardh Spahia.

Shkodra është një qytet me potenciale më të jashtëzakonshme se çdo territor tjetër i trojeve shqiptare. E vendosur mes detit dhe alpeve, e vendosur mes një kompleks eko-ujor, mrekulli e vërtetë natyrore  u shpreh ish kryeministri Sali Berisha përpara qytetarëve.

Nga atje Berisha i është drejtuar kandidatit të PS-së për këtë bashki, Benet Beci, duke i bërë thirrje që të dalë krahas Bardh Spahisë dhe të përballen përpara qytetarëve dhe pyetjeve të tyre.

FJALIMI I PLOTË

Benet hajde këtu së bashku me Bardh Spahinë. Hajde dëshmo se ke ndjenjën e përgjegjësisë ndaj Shkodrës

Të dashur qytetare dhe qytetarë të Shkodrës, zonja e zotërinj, vëllezër e motra.
Përshëndetjet e mia më të përzemërta, por edhe mirënjohjen më të pakufishme ndaj jush, por edhe shkodraneve dhe shkodranëve, kudo që janë sot, në këtë sallë, në këtë qytet të bekuar, Shqipëri e emigracion.
Këtë mirënjohje nuk ka fjalë që mund ta përshkruajë, nuk ka poet që mund ti këndojë atë që meriton. Unë mbetem borxhli gjithë jetën time për mbështetjen tuaj.
Të dashur miq!
Është një nder i madh për mua të paraqes sot para jush kandidatin për kryetar bashkie, të votës tuaj të lirë, Bardh Spahinë. Tu garantoj ju se Bardh Spahia misionin e tij të nisur një vit më parë, me përkushtim të madh, me ndershmëri, me respekt dhe dashuri për qytetarët e Shkodrës, banorët e saj në të 4-anët e rrethit, do ta çojë përpara në të gjitha aspektet, fushat.
Shkodra është një qytet me potenciale më të jashtëzakonshme se çdo territor tjetër i trojeve shqiptare. E vendosur mes detit dhe alpeve, e vendosur mes një kompleks eko-ujor, mrekulli e vërtetë natyrore.
Shkodra qyteti i qytetarëve fisnikë, i grave dhe burrave që gabuan historikisht më pak se të gjithë shqiptarët. Që kanë një raport me Zotin, me vlerat, me të vërtetën, më të drejtin që mund dhe duhet të ketë njeriu i civilizuar. Në këtë mision do të njohë, do të kapë zhvillime të madh dhe të rëndësishme.
Me programin e tij, Bardh Spahia bazuar në parimet më themelore dhe idealet e qytetarëve të Shkodrës, do të shndërrojë Shkodrën në qytetin lider të zhvillimit të harmonishëm, të prosperitetit, të reputacionit më të madh në rajon, Europë dhe kudo.
Miqtë e mi!
Karshi Bardh Spahisë kandidon përfaqësuesi i Edi Ramës. E meriton këtë që po bëni ju, megjithatë kjo është njëra anë, ana tjetër është ftesa ime; Benet hajde këtu bashkë me Bardh Spahinë, dilni para qytetarëve dhe jepni, jepni llogari për çdo gjë. Përgjigjuni të gjitha pyetjeve të qytetarëve të Shkodrës dhe me këtë ti dëshmon se ke ndjenjën e përgjegjësive, përgjegjësisë ndaj qytetarëve të Shkodrës. Me këtë ti shlyen deri diku një detyrim sepse dy vjet në atë parlament nuk e shqipërove njëherë fjalën Shkodër dhe Shkodran.
Benet vetëm për këtë kam bindjen se gjysma e Becëve nuk do të votojnë ty.

Artikulli paraprakKANDIDATI I PS PËR BASHKINË SHKODËR BENET BECI: NA DUHET PUNË, VETËM PUNË
Artikulli tjetërSALI BERISHA: UNË DERI DITËN E FUNDIT DO TA FTOJ RAMËN NË DEBAT