Në Genazzano të Romës në Itali u kremtua festa e Zojës së Këshillit të Mirë. Star Plus Tv transmetoi live kremtimet e kësaj feste të rëndësishme për besimtarët shqiptar katolik në Itali, arbëreshët të cilët emigruan mbi 550 vite më parë duke u vendosur në qytete të ndryshme italiane…..

Fillimisht u zhvillua një konferencë shkencore teksa të pranishëm ishin studies shqiptar si Enkelejda Shamku Shkreli dhe profesor të njohur italian. I pranishëm ishte edhe kryetari i bashkisë së Genazzano Alessandro Cefaro, ambasadorja e Shqipërisë në Vatikan Majlinda Frangaj ndërsa i gjithë aktiviteti u organizua dhe drejtua nga dom Anton Kodrari koordinator i besimtarëve katolik shqiptar në Itali. E pranishme ishte deputetja e Shkodrës Greta Bardeli e cila mori pjesë në këto kremtime. Ndërkohë pas konferencës shkencore në rrugët e Genazzanos u kremtua procesioni i udhëhequr nga Ipeshkëvi i Sapës të Vau Dejësit monsinjor Simon Kulli i cili sëbashku me besimtarët katolik përcollën mesazhe përmes lutjeve e këngëve fetare….

Pjesë e këtyre kremtimeve të rëndësishme ishte edhe mesha e shenjtë e zhvilluar dhe një koncert artistiko fetar që përmbylli aktivitetet e zhvilluara në Genazzano të Italisë të cilat erdhën në një transmetim të drejtpërdrejtë nga Star Plus Tv përmes një grupi xhirimi që udhëtuan nga Shkodra drejt Italisë.

Artikulli paraprakRAMA: ITALIA NË MENDJEN E SHQIPTARËVE ISHTE PARAJSA E KËSAJ TOKE
Artikulli tjetërLA ITALINË PËR KATUNDIN E VJETËR NË MIRDITË