Në Itali verifkohet një rast i dyshimt i një personi të infektuar me sëmundjen e Ebolas.

Një inxhinier 25 vjecar me origjinë nga Sierra Leone ëshë shtruar në repartin e izolimit të sëmundjeve infektive në spitalin San Martino të qytetit të Xhenovës me simptoma të ngjashme me sëmundjen e Ebolas.

25 vjecari ka mbërritur në Itali më datën 19 shtator për të ndjekur një master në qytetin e Gjenovës e mbahej nën mbikqyrje nga shërbimet shëndetësore lokale pasi vinte nga një shtet me rrezik infektimi. Sierra Leone është vendi më i goditur nga epidemia e Ebolës e cila ka shkatuar me mijëra viktima e sidomos në territorin e Afrikës Perendimore.

Gjatë këtij viti dy italianë funksionarë të Emergjencës në Sierra Leone janë prekur nga sëmundja e Ebolas, por pas kurimit disa mujor me kura eksperimentale mjekësore në spitalin e Gjenovës kanë mundur të shërohen plotësisht.

Drejtuesit e këtij spitali kanë informuar se janë në pritje të përgjigjeve të analizave për të vërtetuar ose jo dyshimin e sëmundjes së Ebolas. E nëse po, ky është rasti i tretë i një të infektuar më këtë sëmundje që mbërrin në Itali.

BE, KRITIKA MAQEDONISË PËR EKONOMINË

Kriza e brendshme politike, korrupsioni, presionet ndaj biznesit si dhe problemet me sundimin e së drejtës janë disa nga sfidat e shumta me të cilat përballet ekonomia e Maqedonisë.

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, Aivo Orav deklaroi këtë të mërkurë se klima e biznesit në Maqedoni mund të përmirësohet vetëm përmes zbatimit të reformave dhe bashkëpunimit midis qeverisë dhe afaristëve. 

“Korrupsioni dhe praktikat jo konkurrente janë pengesë e madhe për biznesin. Praktikat korruptive prishin konkurrencën juridike dhe ndikojnë negativisht tek bizneset. Një element tjetër i rëndësishëm janë reformat strukturore. Unë ftoj udhëheqësit politikë që të zbatojnë si duhet reformat, për të krijuar një ambient të përshtatshëm për biznes”, deklaroi Orav. 

Duke folur rreth raportit për konkurrencën globale që këtë vit Maqedoninë e rendit tre vende më lartë, ambasadori Orav tha se Bashkimi Evropian i ka vënë në dispozicion Maqedonisë 73 milionë euro deri në vitin 2020, për mbështetjen e konkurrencës. 

Në raportin e konkurrueshmërisë globale të publikuar nga Forumi ekonomik Botëror, Maqedonia është renditur në vendin e 60.

Artikulli paraprak“DY VJET BOOK”, PROMOVOHET LIBRI I ELONA CULIQ
Artikulli tjetërVLLAZNIA NË KAOS, ASKUSH NUK MERR PËRGJEGJËSINË