Një operacion i Guardia di Financias në Bari ka çuar në sekuestrimin e më shumë se gjysmë toni kanabis sativa që dyshohet të jetë nisur nga Shqipëria.
Sipas përllogaritjeve në rast se kjo sasi droge do të shitej me çmime pakice do kapte shifrën 5 milionë euro. Burimeve zyrtare kanë komunikuar se lënda narkotike po transportohej me një skaf 10 metër të gjatë, i cili ishte i pajisur me dy motorë mjaft të fuqishëm. Pas zbulimit nga një avion patrullues italiane kanë nisur menjëherë ndjekjen ndaj skafit. Drejteusit e mjetit lundrues kanë ndryshuar kurs, duke u arratisur pranë kufirit detar midis Shqipërisë dhe Malit të Zi. Gjatë ndjekjes ata kanë hedhur në det edhe një pjesë të drogës që transportonin, ndërkohë që nuk është bërë e mundur kapja e tyre. Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se vendndodhja aktuale e personave që po transportonin lëndën narkotike është në veri të Shqipërisë. Autoritete italiane theksuan se droga u zbulua në mënyrë rastësore, pasi patrullat prej kohësh po mbikqyrin detin për shkak të krizës së emigrantëve dhe mundësisë së përfshirjes së Italisë në intinerarin e tyre. Ata deklaruan gjithashtu se kanë njoftuar autoritetet shqiptare dhe italiane për të bashkëpunuar në kapjen e autorëve dhe zbardhjes së plotë të ngjarjes.