Marrin ujë veç në kohë fushatash elektorale. Banorët e fshatit Juban në njësinë Guri Zi ngritën problemin e mungesës së ujit të pijshëm në 25 vite.

Punonjësi i ujësjellësit Sandër Lazri tregon se uji vjen por pompat nuk ndizen me urdhër të drejtorisë së ujësjellësit. Kjo është pompa e Jubanit, ndërtesa e të cilës është tërësisht e amortizuar. Pak metra më tutje ndodhet një tjetër ndërtesë dhe brenda saj një pompë private por që ndryshe nga ajo e ujësjellësit, funksionon normalisht. Fran Jaku, punonjësi i rezervarit tregon se si është lënë në harresë. Edhe nëse ndizen pompat uji nuk mund të pihet se ndotet tek rezervari i vjetër. Dy punonjësit e ujësjellësit thonë se janë të regjistruar në ndërmarrjen e ujësjellësit por nuk paguhen prej vitesh, përjashto pak muaj në kohë votimesh. Banorët në Juban shprehen se janë mashtruar në fushata elektorale dhe gjendja është e vështirë nga mungesa e ujit të pijshëm. Temperaturat janë të larta dhe fshati Juban edhe pse i ka mundësitë nuk ka ujë të pijshëm. Banorët kanë bërë shpime private duke shpenzuar miliona lekë dhe sërish ai ujë nuk mund të konsumohet se është i ndotur. Në 25 vite të gjithë, edhe institucionet kanë mbyllur sy e veshë sikur ai fshat nuk ekziston.

Artikulli paraprakTREGU I ZDRALES, ALARM USHQIMOR, BIE FUQIA BLERËSE
Artikulli tjetërSHIROKA AKOMA PA UJËSJELLËS, MOLLA: PROJEKTI GATI, SË SHPEJTI REALIZOHET