Një ditë pasi talebanët e morën nën kontroll Afganistanin, kryeqyteti i vendit i ngjan një shkretëtire.

Rrugët janë bosh, totalisht të shkreta. Shumë dyqane qilimash dhe stoli, si dhe kafene të vogla në rrugët kryesore të qytetit janë mbyllur totalisht, me pronarët në pritje të asaj se çfarë do të ndodh sot.

Banorët thanë se zyrat qeveritare janë bosh dhe distrikti i ambasadave jo shumë larg aeroportit të Kabulit është plotësisht i shkretë, me diplomatë dhe familje që largohen nga vendi.

“Unë jam në një gjendje shoku të plotë. Talebanët që hynë më trembën, por (Presidenti Ashraf) Ghani duke na lënë të gjithëve në këtë situatë ka qenë më i keqi,” tha një pronar dyqani për Reuters.

Në qytetin Balkh, ka një pamje kontradiktore se si mund të duket jeta nën sundimin e talebanëve.

Raportohet se një grua është vrarë për “veshjen e saj të pahijshme”, megjithëse talebanët kanë deklaruar paraprakisht se nuk do të detyrojnë askënd të veshë burka.

Ndërkohë që raportohet se një një burrë është detyruar të ecë pa këpucë derisa i ka rënë të fikët, sepse kishte dëgjuar muzikë joislame.

Artikulli paraprak“STOP VAKSINIMIT TË DHUNSHËM”, QYTETARËT MAQEDONAS PROTESTOJNË NË SHKUP
Artikulli tjetërNISJA E SEZONIT SHKOLLOR, 16 DHE 17 VJEÇARËT NË ANGLI DO MARRIN DOZËN E PARË TË VAKSINËS ANTI-COVID