Teksa punimet për ndërtimin e kapmit të refugjateve në Gjader të Lezhës po shkojnë drejt fundit dhe ambjentet janë marrë nën administrim nga karabinieret Italia, siguria brenda dhe përret kësaj strukture do të jenë prioriteti kryesor i autoriteteve Italiane dhe Shqiptare.Sipas burimeve siguria brenda kampit në Gjader do të garantohet nga pala Italiane, ndërsa përreth tij nga autoritet shqiptare.Për këtë qëllim në Drejtorinë e Vendore të Policisë në Lezhë do të ngrihet një strukture e posaçme, pjesë e së ciles do të jenë rreth 80 efektiv policie dhe disa oficer.Ata do të kordinojnë punen me palen Italiane për të garantuar sigurinë në ambjentet përrth kampit të refugjateve në Gjader të Lezhës, i cili pritet të jetë gati brenda muajit shtator për të qenë në shërbim të refugjateve të cilët do të vinë nga vendet e treta përmes Italisë.Struktura e posaçme në Policinë e Lezhës pritet të jetë gati me nisjen e zbatimit të marreveshjes të nënshkruar mes dy qeverive asaj shqiptare dhe Italiane.Qendra ishte planifikuat të hapej më 1 Shtator, kur do vinin dhe refugjatët e parë, por për shkak të vonesave në punime, hapja është shtyrë për një afat të pacaktuar.Më herët autoritetet italiane kishin shpërndarë edhe një rregullore etike apo sjelljeje për efektivët dhe punonjësit, ku binte në sy ajo e mosafrimit me gratë shqiptare, karakterin e vendasve, si dhe sjelljen në lokale apo bisedat, sepse shumica e shqiptarëve dinin italisht.

Artikulli paraprakBASHKIA LEZHE ZERON BORXHIN
Artikulli tjetërEKSPOZITË ME PIKTURAT E TË NDJERIT BESIM TULA