Risi e quan procesin e zgjedhjeve në Forumin Rinor të Partisë Demokratike një prej kandidatëve për kryetar Belind Këlliqi i cili ishte në qytetin e Shkodrës për të bërë fushatë duke kërkuar mbështetjen e të rinjve shkodran.

Idetë se si do ta drejtojë një prej 6 kandidatëve për kryetar të FRPD i ka të qarta. Shkodra është një prej qyteteve më potenciale pas Tiranës ndaj po merr një vëmendje të veçantë nga kandidatët për kryetar të FRPD.