Dy ekipet e akademisë Vllaznia kanë marrë fitore në ndeshjen e radhës që kanë zhvilluar në transfertë përballë Laçit vendas. Të dy skuadrat kuqeblu kanë fituar me rezultat të thelllë. Fillimisht U-17 ka mundur me rezultatin 5-0 laçianët me një ndeshje të dominuar totalisht. 4-0 është mbyllur pjesa e parë me golat e shënuar nga Isufi dy herë në minutën e 12 dhe 25.

Dani ka realizuar në minutën e 18 dhe Palushani në minutën e 38. Në pjesën e dytë ka patur vetëm një gol në minutën e 65 që është shënuar nga Hasa duke e vulosur në 5-0 këtë sfidë. Pas kësaj fitoreje Vllaznia ruan vendin e katërt në renditje me 13 pikë ndërsa kampionati tek U-17 kryesohet nga Shkëndija me 21 pikë. Edhe të rinjtë e Vllaznisë kanë arritur një rezultat pozitiv teksa kanë fituar 4-0 përballë Laçit. Skuadra e drejtuar nga trajneri Edmond Doçi ka bërë një paraqitje të mirë. 2-0 është mbyllur pjesa e parë në favor të ekipit kuqeblu. Golat janë shënuar nga Blinishta në minutën e 24 dhe Pusi në minutën e 39. Në pjesë e dytë është Hebaj që trefishon rezultatin në minutën e 67 ndërsa 15 minuta pa mbaruar loja Blinishta shënon golin e katërt për Vllazninë dhe të dytin personal. Pas kësaj fitoreje shkodranët vazhdojnë që të jenë në vendin e dytë me 13 pikë duke pritur një hap fals të Partizanit që kryeson kampionatin me 16 pikë.

Artikulli paraprakZGJEDHJET NË KROACI, KONSERVATORËT SHPALLIN FITOREN
Artikulli tjetërKANDIDATI I FRPD KËLLIQI: KY PROCES NË FORUMIN TONË HISTORIK